9.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Rama :”Në momentin që do hyjmë në raundin e katërt atëherë do përdorim mandatin tonë, nuk kemi rrugë tjetër”

Kryeministri, Edi Rama deklaroi ditën e sotme pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, se mazhoranca nuk kishte me kë të ulej në bisedime nga përfaqësuesit e opozitës pasi këta të fundit kishin debate me njëri-tjetrin.

Mes të tjera, kryeministri tha se nëse edhe në raundin e katërt nuk do jetë propozuar asnjë emër nga opozita për kandidatët për kreun e shtetit, atëherë mazhoranca do të ushtronte mandatin për ta zgjedhur vetë.

Edi Rama: Nuk kemi nevojë të bëjmë asnjë testim sepse nuk i kemi votat dhe nuk ka nevojë të bëjmë testime për të parë që nuk i kemi votat. Do presim deri në fund me durim, nëse do ketë një dëshirë deri në fund nga pala tjetër, nuk do mbetemi pa ezauruar atë mandat shumë të qartë që na e jep kushtetuta.
Nuk kemi me kë të negociojmë, megjithatë presim, nuk është e nevojshme t’i ndajmë ne se kush është kush. Dihet se kë refuzojmë ta marrim në konsideratë për çdo arsye.

Ne jemi të gatshëm të flasim me çdo palë që do donte të fliste me ne. Në momentin që do hyjmë në raundin e katërt atëherë do përdorim mandatin tonë, nuk kemi rrugë tjetër. Është për të ardhur keq, sepse mund të ishte një proces që mund të ishte më i edukuar, më i kulturuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...