12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama në takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë: “Kryebashkiaku në burg pa gjyq, një gabim që nuk duhet të përsëritet”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës, ku ka adresuar situatën e krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në fjalën e tij, Rama tha se e kërkoi këtë mbledhje për të folur me ata që janë të prekur, të zhgënjyer e të dëshpëruar nga ngjarjet e fundit. Ai theksoi se disa punonjës të bashkisë dolën për të protestuar ditën që Veliaj u arrestua, duke e cilësuar këtë si një veprim të gabuar që nuk duhet të përsëritet.

“Ai ishte një gabim që nuk duhet të ndodhë më. Secili prej jush përfaqëson një skuadër të madhe, një pushtet autonom dhe nuk duhet të shfaqet para një pushteti tjetër. Nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që protestuan. Kryetari i Bashkisë së Tiranës mbahet sot në burg me statusin e të dyshuarit dhe ende jo me atë të pandehurit apo të fajtorit,” u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi punën e bërë për transformimin e Tiranës, duke e krahasuar me procesin e reformës në drejtësi. “E transformuam Tiranën nga një ferr mbi tokë në një qytet evropian me kurajo dhe mundime të mëdha, ashtu kemi vendosur të transformojmë dhe drejtësinë në Shqipëri. Siç shembëm ngrehinat në Tiranë, ashtu kemi shembur arkitekturën e vjetër të drejtësisë,” theksoi ai.

Takimi vjen në një moment tensioni politik, ndërsa pritet të shihet se si do të zhvillohen më tej ngjarjet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe hetimet ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...