7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama në takim me të rinjtë në Tiranë: Vetëm PS e çon Shqipërinë në BE, dera është e hapur deri në 2027

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e njësive 1, 2 dhe 3 në kryeqytet, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 11 majit si një moment historik për vendin. Ai u bëri thirrje të rinjve që të votojnë për Partinë Socialiste, duke e cilësuar këtë si mënyrën e vetme për të garantuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Vetëm PS e çon vendin në BE, jo këneta. Ju nuk keni kohë për të humbur, ju ka ardhur fiks koha,” – tha Rama para të pranishmëve.

Kryeministri e krahasoi zgjedhjet e ardhshme me ato të vitit 1992, duke i quajtur një “takim me historinë”:
“Në ’92 zgjedhja ishte mbi të gjitha këto një takim me historinë. Në 11 maj është njësoj, por edhe më shumë. Mbështetja përmes PS është mbështetje për Shqipërinë si anëtare të BE-së.”

Ai iu referua disa datave historike për Partinë Demokratike, duke i sugjeruar të rinjve të bëjnë kërkime vetë për të kuptuar ndikimin e forcave të ndryshme politike në vend:
“Thuajani të hapin Google: PD 1997, PD 1998, PD 2008, PD 2011 – ku është dhe 21 janari. Hyni në YouTube për 14 shtatorin e 1998-s, se ndoshta nuk i dini të gjitha.”

Rama sqaroi gjithashtu se negociatat për anëtarësimin në BE janë në një fazë kyçe dhe se Shqipëria ka përshpejtuar reformat duke kaluar edhe vendet e tjera të rajonit. Ai vuri theksin se vendi ka vetëm deri në vitin 2027 për të përmbyllur këtë proces historik:

“Këto janë negociatat më të shpejta në histori pas rastit të veçantë të Finlandës. Ne kemi një mundësi unike: ata duan të na marrin brenda, por dera nuk do jetë e hapur pafundësisht. Deri në 2027 kanë thënë: ‘duam të mbyllim negociatat me ju.’”

Kryeministri tha se janë mbi 1,000 shqiptarë që po punojnë si negociatorë nën drejtimin e rreth 36–38 drejtuesve për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Ai e përmbylli mesazhin e tij me një apel për të rinjtë që të jenë pjesë e historisë së suksesit të Shqipërisë europiane përmes votës së tyre për PS-në.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...