28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Loredana Brati rrëfehet pas daljes nga Big Brother VIP: “Më e bukura ime doli kur dola nga hija”

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Loredana Brati, ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e emisionit “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli hapur për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në vend.

E renditur mes gjysmëfinalistëve të këtij sezoni, Loredana rrëfeu se pas daljes nga formati pati një bisedë të sinqertë me prindërit e saj, të cilët kishin ndjekur nga afër gjithçka që kishte ndodhur brenda shtëpisë, përfshirë edhe intervistën e parë të Jozit pas eliminimit.

Prindërit më thanë: ‘A nuk kishim të drejtë kur të thoshim që ishe nën hije? Pjesa jote më e bukur doli kur dole nga ajo hije!’ Dhe unë u dhashë të drejtë”, – tha Loredana, duke shtuar se nuk i hedh faj askujt tjetër për situatat që ka kaluar, përveç vetes.

Ajo u shpreh se nuk e konsideron gabim lidhjen që krijoi brenda BBVIP, pavarësisht polemikave:
“Ka ndodhur, mësova nga ajo. Edhe pse ishte e vështirë, më dha shumë emocione.”

E pyetur për reagimin e familjes pas incidentit me Jozin dhe Gjestin brenda shtëpisë, Loredana tregoi se prindërit ishin thellësisht të tronditur dhe të shqetësuar për mirëqenien e saj:
Ishin në merak për mua. Nga tani e tutje më thanë vetëm një gjë: ‘Me mendje në kokë’.”

Rrëfimi i Loredanës erdhi mes reflektimi dhe qartësie, duke dhënë sinjalin se pas Big Brother, ajo është gati të nisë një kapitull të ri – me më shumë vetëdije dhe pjekuri emocionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...