4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama nga Londra: “Kurrë qendra emigrantësh në Shqipëri” – bashkëpunimi me Britaninë, “fantastik”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër për të marrë pjesë në Samitin vjetor të Procesit të Berlinit, që këtë vit mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Në samit marrin pjesë kryetarë qeverish, përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe institucione financiare ndërkombëtare e organizatave rajonale të përfshira në proces.

Paneli i Chatham House: Ballkani Perëndimor dhe BE-ja

Kreu i qeverisë shqiptare ishte pjesë e panelit të organizuar nga Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, ku u diskutua mbi sfidat e vendeve të rajonit në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë diskutimit, Rama u pyet nga gazetarët për ndërtimin e mundshëm të qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri, një çështje që ka ngjallur debat edhe më herët.

“Kurrë në Shqipëri qendra për emigrantët”

Në përgjigjen e tij, Rama ishte kategorik:

“Kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri.”

Kryeministri theksoi se Shqipëria nuk do të pranojë të kthehet në territor pritjeje për emigrantë të paligjshëm që nuk kanë lidhje me vendin.

“Bashkëpunimi me Britaninë ka funksionuar në mënyrë fantastike”

Rama foli edhe për bashkëpunimin me autoritetet britanike në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve të trafikut.

“Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë. Kanë ndryshuar aq shpesh, sa ishte e pamundur t’i mbaje mend,” – tha ai me humor.

Sipas Ramës, me qeverinë laburiste të Keir Starmer bashkëpunimi ka marrë një formë të re dhe më efektive:

“Me Rishi Sunak nisëm dhe me Keir Starmer po vazhdojmë diçka thelbësisht ndryshe. Po punojmë bashkë në terren për të shmangur kanalet burokratike dhe për të luftuar rrjetet kriminale që trafikojnë njerëz. Ka funksionuar në mënyrë fantastike.”

Rama shtoi se ky bashkëpunim nuk ka të bëjë me “njerëzit që vijnë lirisht”, por me trafikimin e organizuar, që sipas tij është “një sëmundje që duhet luftuar në sistem”.

Debati me Nigel Farage: “E ftova, por më mirë të mos vijë Ditën e Pavarësisë”

Kryeministri u pyet gjithashtu për polemikën me deputetin britanik Nigel Farage, i cili prej kohësh ka kritikuar praninë e emigrantëve shqiptarë në Britani.

“Kur bëhet fjalë për mikun tim të dashur Nigel, e kam ftuar. Më ka premtuar publikisht që do të vijë,” – tha Rama me ironi.
“Kërkoi të vinte në Ditën e Pavarësisë dhe i thashë më mirë të gjejmë ndonjë datë tjetër, sepse nëse vjen atë ditë do duhet të përballet me heroin tonë kombëtar dhe do duket shumë i vogël.”

Rama shtoi se nuk ka asnjë problem për të bashkëpunuar me çdo qeveri britanike, duke nënvizuar se “Farage nuk është problemi, por pasqyra e problemeve të tjera”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...