17.5 C
Tiranë
Wednesday, September 24, 2025
spot_img

Rama nga Vlora: Nëse Vlora nuk thyen rekord në këto zgjedhje, do jetë turpi i gjithë atyre burrave që nuk shkojnë në votime

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me gratë dhe vajzat në Vlorë, theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe rolin historik të Partisë Socialiste në këtë transformim. Rama deklaroi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për të mos cenuar barazinë përpara ligjit.

“Shqipëria sot nuk është ajo që ishte. Drejtësia në Shqipëri nuk është më ajo që ishte. Altin Dumani dhe të tjerë që janë sot pjesë e drejtësisë së re, më parë ishin të çarmatosur. Sot drejtësia është e armatosur me një shpate që ia dha Partia Socialiste falë mbështetjes së qytetarëve,” tha Rama.

Ai nënvizoi se vota për PS më 11 maj është një takim me historinë:
“Ju them të gjithëve, nëse doni t’u jepni fëmijëve atë që prindërit tanë nuk na e dhanë dot, duhet të jepni votën për pasaportën europiane. Në 11 maj, Shqipëria shkon në një takim historik.”

Duke folur për Vlorën, Rama tha se qyteti është bërë shembull për shumë zona të tjera të vendit, por pranoi se ka ende punë për të bërë:
“Vlora nuk është vetëm Lungomare apo bulevardi. Ka akoma zona ku ndryshimi nuk ka mbërritur, por bindja ime është që Vlora duhet të japë një shembull më 11 maj.”

Në fund, kryesocialisti u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht burrave dhe djemve të Vlorës, që të dalin masivisht në votime:
“Nëse Vlora nuk thyen rekord në këto zgjedhje, do jetë turpi i gjithë atyre burrave që nuk shkojnë në votime.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Dashi Sot energjia juaj është e lartë dhe ju mund të përballoni çdo sfidë. Në punë, një vendim i guximshëm do të sjellë rezultate pozitive....

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 24 Shtator 2025

0
Mëngjesi nis i freskët, me diell të lehtë dhe ajër të pastër. Gjatë ditës, temperatura pritet të ngrihen duke sjellë mot të ngrohtë dhe...

Emërime të reja në QSUT dhe Fondin e Sigurimit Shëndetësor

0
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, prezantoi sot dy emërime të rëndësishme në shëndetësi: Anxhela Paparizo si drejtoreshë e re e Qendrës...

Mjeku radiolog goditi infermierin me thikë brenda spitalit në Tiranë, president I peshëngritjes

0
Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku mjeku radiolog Dashamir Çajka ka goditur...

Fjorald Behari zgjidhet kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë

0
Vlorë, 23 shtator – Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka zgjedhur kryetarin e ri, pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza në Tiranë. Detyrën...