10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama pas Asamblesë: ‘Shyqyr që kemi pakënaqësi, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion’

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shprehur pakënaqësi pas humbjes së disa bashkive në zgjedhjet e 14 majit, duke përfshirë humbjen në bashkinë e Kavajës. Në një prononcim pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndjenjat e tij ndaj humbjeve të ndryshme në zgjedhjet lokale.

Rama tha se ka pakënaqësi për çdo gjë që bëhet nga vetë ai, qeveria dhe Partia Socialiste. Megjithatë, ai shtoi se pakënaqësia e çon përpara dhe shprehu kënaqësi që ka këtë ndjenjë, duke theksuar se është një motiv për të vazhduar përpjekjet për të bërë ndryshime dhe për të përmirësuar punën e tyre në shërbim të vendit.

Unë kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën qeveria, për çdo gjë që bën Partia Socialiste, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara dhe pa pakënaqësi do të thotë që nuk kemi më asgjë për t’i dhënë këtij vendi dhe shyqyr që kemi pakënaqësi dhe shyqyr që bashkëjetojmë me nevojën për të qenë të pakënaqur, sepse po ramë në vetëkënaqësi, atëherë nuk kemi më funksion.

-A ka patur persona që rrezikojnë të prishin unitetin e partisë?

Kryeministri Edi Rama: Është një këtu afër po nuk po e konsiderojmë si rrezik, sepse çdo procesi i duhet dhe një hudhër dhe shyqyr që e kemi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...