22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Gaza/ Cameron: I shqetësuar për mundësinë e një sulmi izraelit në Rafah, kërkon armëpushim

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me një sulm të mundshëm ushtarak izraelit në Rafah, jug të Rripit të Gazës, ku shumë refugjatë palestinezë janë strehuar. Në një postim në rrjetin social “X”, Cameron tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” për mundësinë e një ofensive ushtarake në këtë zonë.

Cameron bëri thirrje për një pauzë të menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve. Ai gjithashtu shtoi se pas kësaj duhet të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm në rajon.

Rafah, e cila ndodhet në kufirin me Egjiptin, është vlerësuar si zona ku më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar si rezultat i luftës. Megjithatë, Izraeli ka këmbëngulur në nevojën për të ndërhyrë në Rafah, e cila konsiderohet bastioni i fundit i grupit militant palestinez Hamas.

“Thellësisht i shqetësuar për mundësinë e një ofensive ushtarake në Rafah. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës është strehuar në zonë”,- shkruan ai në rrjetin social “X”.

“Prioritet duhet të jetë një pauzë e menjëhershme në luftime për të lejuar mbërritjen e ndihmës dhe largimin e pengjeve, dhe më pas të vazhdohet drejt një armëpushimi të qëndrueshëm dhe të përhershëm”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...