Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shprehur respektin për të gjithë ata që ranë në luftë për atdheun.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES 🇦🇱
Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë🙏”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foton edhe përmendores “Nëna Shqipëri”, te varrezat e Dëshmorëve.