15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Rama për “El Pais”: “Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, Evropa nuk është në një moment shumë të mirë”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni në kuadër të samitit Ballkani Perëndimor-BE. Edi Rama, ka deklaruar në një intervistë për median spanjolle “El Pais” se Shqipëria shkon në samitin në Slloveni pa pritshmëri të larta.

“Ne kemi mësuar rrugën e vështirë për të mos pritur asgjë, sepse kemi parë që Evropa nuk është në një moment shumë të mirë, me shumë probleme të brendshme dhe zgjerimi nuk pritet me entuzizëm”, është shprehur Rama për samitin.

Duke komentuar mbështetjen e shprehur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit të saj në Tiranë, Rama tha se për shumë vite Shqipëria ka dëgjuar shumë fjalë, por asgjë nuk ka ndryshuar.

“Ne kemi dëgjuar fjalë për shumë vite dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Von der Leyen flet në emër të Komisionit, por Komisioni është një gjë, Këshilli është një tjetër, fjalët e bukura janë një gjë, faktet një tjetër… Në këtë proces ka pasur gjithmonë një, dy, tre shtete anëtare që janë kundër. Tani është Bullgaria, kështu që për ne është më mirë të mos presim, sepse kur prisni, duhet të ndjeni turpin e refuzimit”.

Rama këmbëngul se integrimi i Shqipërisë në BE është një “nevojë” për të cilën ai as nuk dëshiron dhe as nuk ka një “alternativë”.

“Evropa është zgjedhja jonë dhe feja jonë”, thekson ai, duke shtuar se “Jo sepse na kërkohet, por sepse është e ardhmja jonë. Atëherë, ajo që ndodh në Bruksel nuk varet nga ne as nuk më shqetëson mua […] Unë nuk jam pesimist, por nuk dua të humbas më shumë energji duke u ankuar”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...