27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli letër samitit në Slloveni: “Procesi i integrimit për rajonin ka nevojë për nxitje të re”

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, dha mesazhe të qarta për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa u kërkon udhëheqësve europianë që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit të gjashtë vendeve në union.

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, mbi samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Slloveni, Sassoli shkruan se tashmë ndodhemi në një periudhë delikate përsa i përket integrimit, ndaj duhen shmangur vonesat.

“Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është një periudhë delikate që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen”, theksoi Sassoli.

Duke shprehur mbështetjen e Parlamentit Evropian mbi këtë proces, Sassoli u shpreh se çdo vonesë mund të rrezikojë dekurajimin e shteteve të tjera që duan të bashkëpunojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Parlamenti Evropian është gati të punojë, në kuadrin e Ekipit të Evropës, për t’i dhënë vrull të ri zgjerimit të BE -së në Ballkanin Perëndimor. Një Evropë me të vërtetë gjeopolitike mund të fillojë vetëm në kufijtë tanë, me miqtë tanë më të ngushtë, me të cilët nga ana kulturore dhe historike ne ndajmë të njëjtin identitet evropian. Të kesh një kontinent paqësor, të qëndrueshëm dhe të begatë do të sillte përfitime jashtëzakonisht të mëdha për të gjithë qytetarët evropianë. Ky shtysë e re mund të ketë vetëm një efekt pozitiv në rajon dhe mund të kontribuojë në transformimin e tij demokratik dhe në marrëdhëniet e mira fqinjësore. Prandaj ne duhet të jemi gati për t’u angazhuar në procesin e pranimit me secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në varësi të përparimit dhe ambicies së tyre. Çdo vonesë ose hezitim i mëtejshëm rrezikon të inkurajojë të tjerët që dëshirojnë të fitojnë ndikim në rajon”, tha Sassoli.

Së fundmi, Sassoli shkruan se çdo shtet që kërkon të vijojë rrugën drejt BE-së, duhet të përmbushë reformat deri në fund.

“Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë të bazohet në përmbushjen e kritereve të pranimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kryejnë reformat deri në përfundim, duke pranuar se dialogu dhe ndërtimi i konsensusit, si dhe liria e shtypit dhe liria e shprehjes janë vendimtare në çdo demokraci. Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë po aq të rëndësishme. Vlerat dhe parimet themelore që mbështesin Bashkimin Evropian duhet të mbeten drita që udhëheq rrugën për secilin vend në rrugën drejt pranimit”, e përfundon Sassoli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...