10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Rama prezanton fondin e barnave për kancerin në buxhetin 2026: “Nuk do të ketë më mungesë dhe abuzime në spitalin Onkologjik”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me qytetarët e Tiranës, këtë herë në kuadër të një dëgjesë për buxhetin e vitit 2026, ku foli për prioritetet e qeverisë dhe dëgjoi shqetësimet e banorëve.

Një fokus i veçantë i takimit ishte Spitali Onkologjik, ku për herë të parë do të krijohet një fond i posaçëm për barnat e pacientëve me kancer. Rama garantoi se kjo masë do të eliminojë mungesat e medikamenteve dhe do të parandalojë çdo përfitim të paligjshëm nga personeli mjekësor, duke iu referuar skandalit të regjistruar një vit më parë në spital.

“Ajo që ndodhi në Spitalin Onkologjik ishte tronditëse, por transformimi është i dukshëm. Ilaçet janë shumë të shtrenjta, dhe në buxhetin e 2026 kemi vendosur për herë të parë një fond të posaçëm për barnat për kancerin. Kjo do të thotë që njerëzit që shkojnë atje të mos kenë mungesë dhe të mos përfitojë askush siç ndodhi më parë,” tha Rama.

Ai shtoi se përpara vendosjes së këtij fondi, qeveria kishte dashur të rrisë pensionet dhe të mbulojë gjithë barnat, por kushtet fiskale nuk e kishin lejuar plotësisht këtë. Fondi i ri shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe transparencës në spitalin Onkologjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...