9.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Rama prezanton paketën anti-krizë: Rindeksim i pensioneve, do ketë rritje rrogash për administratën

Kryeministri, Edi Rama ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka prezantuar paketën anti-krizë për të përballuar gjendjen e krijuar nga rritja e çmimeve.

Rama tha se do të kishte një riindeksim të pensioneve, rritje ndihmës ekonomike si dhe rritje të pagës për policinë dhe administratën publike. Mes të tjerash, kryeministri shtoi se brenda këtij viti do të kishte një rritje të pagës minimale, nga 32 mijë lekë në 34 mijë lekë.

Kryeministri, Edi Rama: Dua të jem sa më i përmbledhur sdepse do kemi ditë për të shpjeguar në detaje, ndërkohë që ministret, Ibrahimaj dhe Balluku janë këtu me mua për të deklaruar pjesë të caktuara të kësaj pakete. Unë do mjaftohem duke thënë se paketa është përcaktuar si një mbështetje afatmesme, jo si një mbështetje e përkohshme e shtrirë në 2 apo 3 muaj. E kemi marrë në konsideratë faktin se kjo krizë është në një natyrë të paparashikueshme për të parë se kur e ka afatin e saj. Qëllimi ynë është të ndërhyjmë në një sërë cështjesh. Për pensionet, të cilat indeksohen një herë në vit në muajin prill, për herë të parë, do të riindeksohen.

Pra do kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm por shkon në 9.5% si indeksim tërësor fiktiv. Kjo do ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar, edhe për të kemi indeksimin e përvitshëm.

Do rrisim edhe njëherë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do dyfishohet ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare me dy fëmijë. Do të vazhdojmë programin e rritjes së pagave siç është paralajmëruar për sektorët qeveritarë, me buxhetin e vitit të ardhshëm. Pasi rritëm pagat për ushtarakët, mjekët dhe mësuesit, do t’i rrisim përsëri. Sot me ndërhyrjen e dytë, do rrisim pagat për administratën që nuk ishin prekur prej shumë kohësh dhe jo pa qëllim. Do rrisim po ashtu për policinë e shtetit dhe të burgjeve. Po ashtu do rrisim pagën minimale nga 32 në 34 mijë lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...

“S’kam lidhje me magazinat”, Bilal Hasa lirohet, hetimet vijojnë për “Kurtaj”

0
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë, ndërsa hetimet për operacionin “Kurtaj” do të vijojnë në gjendje të lirë ndaj...

Horoskopi ditor, e Premte , 20 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të marrë iniciativa të reja. Në punë mund të bëni hapa të rëndësishëm. Në dashuri, tregoni më shumë...

Parashikimi I motit, e Premte, 20 Mars 2026

0
Më 20 mars 2026, moti pritet të jetë relativisht i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë ditës. Paraditja do të sjellë intervale...

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....