11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama: “Programi i ri qeverisë është më konkret se kurrë, Shqipëria drejt 2030”

Tiranë – Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot programin e ri qeverisë gjatë Asamblesë së PS-së, duke theksuar se ky mandat i katërt i mazhorancës për Shqipërinë 2030 është më i qartë dhe më konkret se kurrë.

Rama theksoi se misioni i integrimit në Bashkimin Europian nuk ka qenë kurrë më i pasqyruar në programin qeverisës:
“Detyra jonë si mazhorancë nuk ka qenë kurrë më e qartë se në këtë mandat të katërt. Të mbyllim negociatat brenda 27 muajve, të mundësojmë ratifikimin në 27 parlamentet e vendeve anëtare dhe të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel deri në fund të dekadës.”

Ai shtoi se këto nuk janë thjesht tre stacione, por tre “maja” që duhet kapur njëra pas tjetrës, duke u bazuar në punën, durimin dhe vendosmërinë e 400 e kusur njerëzve të pranishëm në sallë.
“Yjet e fatit janë rreshtuar si kurrë asnjëherë në favor të Shqipërisë,” theksoi Rama, duke nënvizuar optimizmin për të ardhmen europiane të vendit.

Programi i ri qeverisës synon të konkretizojë objektivat strategjike për vendin, duke e vendosur integrimin europian dhe zhvillimin ekonomik në qendër të politikave të mandatit të ardhshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...