11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama reagon për dënimin e Salianjit: I ligjshëm, mbretëri shpifarakësh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me një vit burg, duke e cilësuar atë si një dënim të ligjshëm për veprimtarinë e tij dizinformuese, deri në formën kriminale të kallzimit të rremë. Rama theksoi se ky vendim nuk do të ndalë aktivitetin e asaj që e quajti “kancer i shpifjes” që helmon përditë shoqërinë shqiptare, por e konsideroi si një ditë të mirë për të vërtetën.

Pas 34 vjetësh sovraniteti të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e shpifarakëve ka cënuar mijëra jetë njerëzish dhe ka ndotur përditë mjedisin publik të Shqipërisë. Kjo është bërë përmes abuzimit ekstrem me lirinë e fjalës dhe triumfit të lirisë së shpifjes,” tha Rama. Ai shtoi se gjatë kësaj periudhe, shumë individë kanë abuzuar me lirinë e fjalës, duke shkaktuar dëme të mëdha në shoqëri.

Rama përmendi se në vendin tonë, për 34 vjet, ka pasur shumë raste të gjyqeve për shpifje ndaj politikanëve, të cilat zgjatën me vite dhe shpesh përfunduan me dënime simbolike për shpifësit. Ai e përshkroi vendimin e sotëm si një ushtrim të së drejtës së sanksionuar në ligj për dënimin penal të shpifjes dhe kallzimit të rremë, duke u fokusuar në një ngjarje të mëparshme që tronditi opinionin publik.

E vërteta vonoi shumë, por më në fund nuk harroi të vinte. Ky vendim do të ndihmojë në ndalimin e shpifjeve që kanë prekur rëndë shoqërinë,” tha Rama. Ai theksoi se qeveria socialistëve ka hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve, por nuk do të heqin dorë nga proceset gjyqësore ndaj atyre që shpifin në mënyrë të paligjshme.

Padiskutim që kjo është një luftë e pabarabartë, por ne nuk do ta pranojmë kurrë Mbretërinë paralele të shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik,” përfundoi Rama, duke shprehur angazhimin e tij për të mbrojtur të vërtetën dhe për të luftuar shpifjen në çdo formë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...