21.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Rama reagon për protestën e fermerëve/Kreu i qeverisë tha se shumica e fermerëve kanë qenë të painformuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që u zhvillua pak ditë më parë nga fermerët në Lushnjë, pas heqjes së rimbursimit në masën 6%.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e buxhetit për fermerët të ministrisë së Bujqësisë për vitin 2022, kreu i qeverisë tha se shumica e fermerëve kanë qenë të painformuar.

Ai dha edhe arsyet se pse u hodh ky rimbursim, që sipas tij shkonte më shumë te grumbulluesit.


“U jam mirënjohës atyre që kanë ardhur na Dibra, apo nga pjesa e jugut të vendit. Dua të prek disa elemente pa hyrë në të gjitha ato që parashtroi ministrja. Dua ta nis nga elementi që ka krijuar konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar edhe në disa protesta të cilat janë legjitime. Por për të cilat besoj se ata që kanë marrë pjesë në një masë të madhe janë të keqinformuar. Çfarë ka ndodhur në fakt. Është e thjeshtë në shifra. Pse ne kemi vendosur që ta heqim atë rimbursimin e 6% dhe çfarë do të bëjmë me atë masë parash që përdorej për të.
Këto janë të nevojshme për të kuptuar se është hedhur një hap para dhe jo një hap pas. Duke vendosur atë skemë rimbursimi 6% kemi synuar që përmes shfrytëzimit të kapacitetit logjistik të grumbulluesve, të çojmë paratë të fermeri, në raport me prodhimin e grumbulluar. Shifra në fund fare ka rezultuar modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo të fermeri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...