5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama shpërthen ndaj bashkive për trajtimin e blegtorëve: “Ne duhet t’u lutemi atyre, jo anasjelltas!”

ELBASAN – Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë ndaj bashkive dhe qeverisjes vendore, teksa foli në ditën e dytë të Dialogut Kombëtar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.

Duke u ndalur te problemet në sektorin e blegtorisë, Rama nuk i kurseu kritikat ndaj mënyrës si institucionet vendore trajtojnë fermerët, sidomos kur bëhet fjalë për qeratë e kullotave, që janë jetike për blegtorët.

“Ishte e tmerrshme të dëgjoje eksperiencat e blegtorëve për qeratë e kullotave. Qasja e bashkive është skandaloze. Përveç vështirësive që ka vetë sektori, këta njerëz duhet të përballojnë edhe burokraci absurde për të marrë një kontratë që u takon”, deklaroi Rama.

Kryeministri u tregua i drejtpërdrejtë:

“Ne duhet t’u lutemi blegtorëve, jo ata të na luten neve për kullotat. Ata janë njerëzit që mbajnë gjallë një pjesë të madhe të Shqipërisë rurale.”

Ai paralajmëroi se do të nisë puna për një paketë të posaçme për blegtorinë, e cila do të diskutohet me vetë fermerët:

“Le ta diskutojmë në Çajup, në tokën e tyre, jo në zyrat e Tiranës. Duhet të dëgjojmë ata që punojnë tokën dhe rrisin bagëtinë.”


Me tone të ashpra dhe mesazhe të qarta për bashkitë, Rama sinjalizon nisjen e një reforme për lehtësimin e jetës së blegtorëve dhe rritjen e vëmendjes ndaj sektorit më të brishtë të bujqësisë shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...