24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Telenovela Icardi–Wanda Nara: Nga gjykatat te Instagrami, drama familjare që trondit Argjentinën

BUENOS AIRES – Lufta personale dhe ligjore mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit ka marrë përmasa të një telenovele të vërtetë, me tensione që shpërthejnë publikisht dhe me gjithë Argjentinën që ndjek çdo skenë si një serial dramatik në kohë reale.

Pas një vendimi gjyqësor në Itali, që i jepte të drejtë Icardit të kalonte kohë me dy vajzat e tij, fundjava solli një përballje të paprecedent mes ish-partnerëve në apartamentin luksoz të Narës, ku futbollisti i Galatasaray u paraqit në orën 11:00 të mëngjesit për të marrë fëmijët. Por skenari mori kthesë tjetër: Wanda refuzoi, duke përmendur arsye “personale dhe psikologjike”.

Çfarë pasoi ishte një ngërç 10-orësh me tension të ngritur, përfshirje të stafit të sigurisë, thirrje në polici dhe, më në fund, ndërhyrjen e Autoritetit për Mbrojtjen e të Miturve, të kontaktuar nga vetë Icardi.

Fqinjët, të alarmuar nga zhurmat, njoftuan forcat e rendit, ndërsa avokatët e Icardit dolën me një deklaratë të fortë:

“Nuk është normale që çdo takim me vajzat të varet nga humorët e Wandës”.

Pas një dite të gjatë, vajzat iu dorëzuan babait të tyre, por Icardi ka paralajmëruar veprime të reja ligjore, ndërsa pala e Wandës e sheh situatën si një përpjekje për presion emocional nëpërmjet fëmijëve.

Instagrami, “teatri i heshtur” i betejës

Edhe pse të dy shmangin deklaratat direkte në media, lufta është zhvendosur në rrjetet sociale. Icardi publikoi një histori ku mban dorën lart, në një gjest që shumë e krahasuan me Johnny Depp pas fitores së tij ndaj Amber Heard. Përgjigjja e Wandës? Një deklaratë televizive ku thotë se janë thënë shumë gënjeshtra dhe një foto me unazën ikonike me gur të vetëm, dhuratë nga vetë Icardi.

Publiku është i ndarë, komentet online janë të zjarrta dhe askush nuk e di se cila do të jetë skena e radhës në këtë dramë që tashmë ka kaluar kufijtë e një divorci publik — është kthyer në një spektakël emocional që sa vjen e thellohet.


Telenovelë moderne apo betejë për të drejtën prindërore? Një gjë është e sigurt: Wanda dhe Icardi nuk kanë dhënë ende aktin final.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...