37.9 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

Rama: Shqipëria, surpriza e procesit të “screening” me BE – administrata shqiptare ka befasuar Brukselin

Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot në podkastin e tij “Flasim” progresin e Shqipërisë në procesin e screening-ut me Bashkimin Europian, duke e cilësuar vendin tonë si një “surprizë të këndshme” për partnerët europianë.

I ftuar në një episod të titulluar “Katër UFO në vendin e shqiponjave”, Rama bashkëbisedoi me katër të rinj të kthyer nga emigracioni, të cilët sot mbajnë pozita të larta në administratën shtetërore: Florian Semani, zv.ministër i Financave, Blerina Abrazhda, zv.ministre e Mbrojtjes, Andi Memeti, zv.ministër i Financave dhe Erinda Aliaj, eksperte e teknologjisë në Kryeministri.

Teksa ndanin historitë personale dhe arsyet pse zgjodhën të ktheheshin në Shqipëri, Rama ndali vëmendjen te performanca e administratës publike në procesin e negociatave me BE-në, duke hedhur poshtë perceptimin se në administratë “janë të gjithë hajdutë”.

“Ka hijet e veta, po jo gjithçka është e zezë. Gjatë procesit screening janë ulur përballë 36 grupe të përbashkëta ekspertësh, ku është bërë diagnoza e plotë e shtetit shqiptar. Dhe aty kemi performuar si asnjëherë më parë,” – theksoi ai.

Kryeministri zbuloi se në fillim të procesit kishte pasur ndjesi frike dhe pasigurie, por gjërat ndryshuan shpejt, duke sjellë madje edhe vlerësime surprizuese nga liderët europianë.

Kryeministri i Holandës më tha: ‘po dëgjoj fjalë shumë të mira për ekipin tuaj, mbresat në Bruksel janë të forta’. Kryeministri i Danimarkës: ‘Çfarë ndodh me administratën tuaj? Po shoh punë shumë të mirë’. E njëjta gjë nga Kryeministri i Spanjës,” – deklaroi Rama.

Ai theksoi se kthimi i profesionistëve të rinj nga jashtë dhe përfshirja e tyre në struktura vendimmarrëse është një nga pikat e forta të administratës së re, që po e ndihmon vendin të ecë më shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...