19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama: “Sot kishim një takim partnerësh të huaj që duan të kontribuojnë më shumë financiarisht për të gjithë revolucionin tonë digjital”

Në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama ka folur për revolucionin digjital duke thënë se kanë pasur një takim me partner të huaj për të kontribuar financiarisht.

Rama theksoi se ka ende gjëra për të përmbushur në shëndetësi, ndërsa thumboi opozitën duke thënë se në 25 vjet nuk u shtua asgjë e qëndrueshme dhe ngriti pyetjen nëse janë shumë 8 vjet për tu realizuar të gjitha nevojat.

Që nga infrastruktura kritike e sistemit deri tek mbështetja, sot paradite kishim një takim partnerësh të huaj që duan të kontribuojnë më shumë financiarisht për të gjithë revolucionin tonë digjital dhe ishin me ne për shkak të ndjekjes së ecurisë dhe kalimit të Shqipërisë nga vendi i fundit në rajon. Si do të mund të përballohej zinxhiri i infektimeve nëse për të dalë nga shtëpia, njerëzit duhet të merrnin leje në sportel?

Për ne është e nevojshme në mënyrë që të jemi të qartë se ku duam të shkojmë dhe nuk ka fjalë më të urtë se për atë që shkojnë lart dhe sa më lart të shikosh, aq më larg do shkosh përpara. Sot ne jemi në kushtet kur po rindërtojmë dhe po zgjerojmë, plus me një sistem pajisjesh të fjalës së fundit, struktura kritike të sistemit tonë, spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme, të pediatrisë, maternitetin Mbretëresha Geraldinë, spitalin pediatrik në Elbasan, rajonalin në Kukës dhe të gjitha këto kantiere që janë në proces ose drejt përfundimit do të shtrojnë një fuqi të re të sistemit.

Nuk do ta përmbushim të gjithë nevojën për fuqi të sistemit sepse ka akoma pjesë të tjera pëer të shtruar, por të gjithë infrastrukturën kritike të sistemit. A janë shumë 8 vjet për tu bërë të gjitha këto? Varet si e shohim. Por nëse 25 vjet nuk ishin shumë dhe në 25 vjet jo që nuk u shtua gjë e qëndrueshme por u shtua vit pas viti ndjesia e ecjes së mbyllur dhe e degradimit, në 8 vjet, vendosja e gjithë këtyre bazave të rëndësishme për sistemin, tregojnë për një maksimizim të kohës”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...