19.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Rama sot në Divjakë, nis ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë “Do të jetë parku më i madh i energjisë diellore”

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministra dhe deputetë socialistë, kanë qenë sot në Divjakë, ku ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë, që sipas qeverisë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, me kapacitet 140 MGW në një sipërfaqe 120 hektarë.

Sipas Ramës në bashkëpunim me liderin botëror në sektorin elektroenergjetik, kompaninë franceze Voltalia, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt pavarësisë energjitike të Shqipërisë. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Rama falenderoi për këmbënguljen Erion Braçen, por në fakt duartrokitjet i mori ministrja Belinda Balluku që sipas kreut të qeverisë ka bërë një punë jo të lehtë përgatitore.

“Meqënëse kemi marrë së fundi shumë ankesa për vonesa, situata e axhendës së fluturimeve është në një situatë të rëndë. Më vjen shumë mirë që jemi sot këtu pas një pune të gjatë parapërgatitore, për të hyrë në fazën përfundimtare, që është faza e ndërtimit të parkut më të madh me energji diellore në Ballkan.
Më vjen shumë mirë që dje për rastësi kemi folur me presidentin francës për investimin e Voltalia-s në Shqipëri, më vjen shumë mirë që këtu mbaron i gjithë tensioni i Erion Braçes për realizimin e kësaj vepre.

Meriton të gjithë falenderimet për këmbënguljen dhe ndihmën që ka dhënë së bashku me autoritetet lokale, në lehtësimin e këtij procesi.

Edhe pse ka bërë thjesht detyrën Belinda meriton një vlerësim të posatshëm, pasi procesi ka qenë sfidues, dhe një histori suksesi duke nisur nga çmimi”, u shpreh Rama, ndërkohë që për ministren nuk munguan as duartrokitjet e të pranishmëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...