10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rama takim me biznesin: Janë raportet, si qenkemi njësoj?!

Në takimin e sotëm me dhomat e Biznesit, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se padyshim ka probleme në klimën e biznesit por krahasuar me kohën kur nuk ekzistonin shërbimet elektronike ndryshimi është drastik.

Rama theksoi se duhet punë me legjislacionin e “Dhomave të Tregtisë” duke e përafruar me atë të vendeve në zhvillim, pasi sipas tij është tepër i prapambetur.

“Të gjithë përfaqësuesit këtu te dhoma e Tregtisë dhe të Biznesit të japin opinionin e tyre. Dua të përqendrohem në pak pika, reformim të legjislacionit, besoj ka ardhur koha ta përmirësojmë dhe ta përafrojmë atë me standardet të vendeve të tjera në zhvillim.

Kemi një legjislacion të prapambetur për funksionimin e dhomave të tregtisë. Është e nevojshme që ndërveprimi ynë me biznesin të jetë dinamik në vazhdimësi, për këtë arsye pas një rtakim të parë ne duam që të diskutojmë dhe të ndërtojmë një format të një dialogu sistematik por edhe në funksion të transparencës me të gjithë komunitetin e biznesit.

Do shohim rezultatet reale në fushën e klimës së biznesit, as që diskutohet se ka probleme por mjafton të hedhësh një sy të gjithë hapave për të përshpejtuar procese.
Proceset sot janë elektronike dhe pa kontakt fizik dhe është e pamundur që kjo mos të reflektohet në raportet që bëjnë vetë dhomat e Tregtisë. Nuk mund të biem pre e opinioneve që nuk janë si në realitet por ama sot janë dita me natën shumë ndërveprime mes biznesit dhe institucioneve.

E papranueshme të biem pre e anketave të mbledhura rrugës. Është e pamundur që Shqipëria të dalë njësoj sicc kur kishte radha kilometrike nëpër sportele, kur kishte kontrolle arbitrare nëpër biznese, dogana e porte, sicc kur kishte rimbursime TVSH komplet arbitrare me sot që të gjitha këto nuk ekzistojnë.

Nuk ka prani fizike të askujt, si qenka kjo tani që dalin njësoj. Dalin njësoj nga brutaliteti i atyre që flasin pa lidhje, dhe sigurisht nga anketime jo profesionale, shumë e thjeshtë”-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...