12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Rama takim në Kavajë: Kur marr ankesa nga njerëzit unë nuk mërzitem me njerëzit por mërzitem me këta

Nga takimi elektoral në qytetin e Kavajës, Edi Rama ka vijuar me batutat thumbuese në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Teksa bënte krahasimin me kundërshtarët e tij politikë, Rama tha se nëse qytetarët nuk e durojnë atë të fikin televizorin, ndërsa nëse nuk durojnë dot Veliajn ta thyejnë fare, sepse i pari i Tiranës iu del ditë e natë.

”Nuk do që ta shohësh me sy Edi Ramën, më e thjeshta në botë, fik televizorin. Nuk do që ta shohësh me sy Lalin se të del ditë natë në televizor, thyeje televizorin, se me këtë jeni rehat se ky nuk del as në televizor (i referohet Redjan Kralit)”, tha Rama.

Për të balancuar situatën, i pari i socialistëve u shpreh edhe për Kralin “ta dini ju sa e rrah unë këtë”, me pretendimin e kërkesës së llogarisë, sa herë që punët në qytet nuk shkojnë si duhet.

‘Kur marr ankesa nga njerëzit unë nuk mërzitem me njerëzit por mërzitem me këta! Si t’ja bëjmë ne tani që më të mirë se Redi nuk kemi këtu. Është djalë punëtorë pa llafe shumë dhe pa hajdutëria! Bashkëpunojmë dhe bëjmë projekte të përbashkëta!’– tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...