7.5 C
Tiranë
Saturday, April 11, 2026
spot_img

Rama takon projektuesit holandezë, prezantohet projekti për portin e ri të Durrësit

Projekti për portin e ri të Durrësit u prezantua sot gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në zyrën e tij me projektuesit holandezë të kësaj vepre. “Mirë se erdhët, mezi po prisja t’ju takoja. Kam dëgjuar gjëra shumë të mëdha sidomos për punët tuaja kështu që po prisja me padurim të takoheshim dhe të dëgjoja rezultatet e punës suaj.” – mikpriti Kryeministri.

Vepra për të cilën synimiështë që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor po realizohet falë një pune të përbashkët me partnerët shqiptarë. Infrastruktura e vjetër tashmë e amortizuar e portit aktual, e cila shkakton ndotje dhe kaos në mjedis, do të transformohet falë projektit në një arkitekturë model.
Përmes një filmi të realizuar nga studio holandeze, projektuesit shpalosën vizionin për portin e ri të Durrësit, një vepër madhështore, me impakt të shtrirë në të gjithë rajonin.

“Porti më vete është vetëm port, por duhet konsideruar si një element i një zinxhiri të tërë logjistik, pra këtu ka mundësi që ju të krijoni një portë hyrëse në Ballkanin Perëndimor.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Kryeministri Rama tha se qëllimi ishte pikërisht transformimi i infrastrukturës së vjetër në një port model si një ndër shtyllat e vizionit Shqipëria 2030.“Saktësisht ky ishte qëllimi, prandaj qysh prej fillimit e pamë që porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste, nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar, nuk kishte lidhje, nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor, – u shpreh Kryeministri, teksa vlerësoi se “zgjatimi i Portit të thatë në Prishtinë është kryevepër”.

Ndërkohë që edhe për grupin projektues, ecuria e projektit është premtuese. “Është mjaft interesante sepse ne nisëm vetëm me këtë detyrë me ekipin dhe gjatë punës u bëmë shumë entuziastë, lidhur rentabilitetin dhe mundësitë e projektit, kështu që ka një entuziazëm në rritje dhe brenda ekipit.” – u shpreh drejtuesi i grupit projektues.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vlorë – Digjen koshat e rinj të mbeturinave pak orë pas vendosjes në Transballkanike

0
Një situatë shqetësuese është regjistruar në Vlorë, ku vetëm pak orë pas vendosjes, disa koshave të rinj të mbeturinave u është vënë flaka. Ngjarja ka...

E Premtja e Madhe në Zvërnec – besimtarët kremtojnë me përkushtim ritualin e Epitafit

0
Si çdo vit në prag të Pashkës, besimtarët ortodoksë dhe banorët e Zvërnecit janë mbledhur për të kremtuar të Premten e Madhe, duke marrë...

E Premtja e Madhe në Vlorë – besimtarët ortodoksë kremtojnë me rite dhe procesionin...

0
Besimtarët ortodoksë në Vlorë kanë kremtuar të Premten e Madhe, një nga ditët më të rëndësishme në kalendarin fetar, që përkujton vuajtjet dhe kryqëzimin...

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...