22.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Rusia ndalon eksportet e gazit në Finlandë pas pranimit të saj për antarësim në NATO

Rusia ndaloi eksportet e gazit natyror në Finlandë të shtunën, sipas një deklarate nga firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum.

“Është shumë për të ardhur keq që furnizimet me gaz natyror sipas kontratës sonë të furnizimit tani do të ndalen,” tha CEO i Gasum, Mika Wiljanen.

Kompania ishte përgatitur për një situatë të tillë dhe nuk do të kishte ndërprerje në rrjetin e saj të transmetimit, apo furnizimin me gaz në muajt e ardhshëm, shtoi ai.

Gasum do t’i rikthehet furnizimeve me gaz nga burime të tjera për të shërbyer stacionet e tij të karburantit, thuhet në deklaratë.

Media shtetërore ruse TASS konfirmoi ndalimin e eksportit, duke përmendur “mospagesën” si arsyen e vendimit të firmës ruse Gazprom për të shkurtuar furnizimet.

Energjia ruse në Evropë: Gazprom ka vazhduar të kërkojë nga vendet evropiane të paguajnë për gazin rus në rubla, pasi presidenti rus Vladimir Putin tha në mars se kombeve të huaja “jomiqësore” do t’u shkurtohej furnizimi nëse nuk do të ndryshonin monedhën.

Në një deklaratë të martën, Gasum hodhi poshtë skemën e propozuar të pagesës së rublave dhe tha se do ta çonte Gazprom në arbitrazh për këtë çështje.

Oferta në NATO: Finlanda të dielën zyrtarisht njoftoi synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n, duke hequr dorë nga neutraliteti i dekadave dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje të mundshme në një përpjekje për të forcuar sigurinë e saj pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Finlanda mbështetej te Rusia për gati 68% të konsumit të saj të gazit natyror në vitin 2020, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Por eksportet e gazit të Rusisë përbëjnë vetëm 3% të përzierjes totale energjetike të vendit nordik – që përfshin energjinë e prodhuar nga biokarburantet dhe burimet bërthamore – sipas të dhënave nga Eurostat dhe Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Gazit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...