12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Rama tregon risinë për shërbimin e-albania : Do të ketë operatorë virtualë për aplikuesit

Rama sot në konferencën për mediat foli për implementimin e një teknologjie të re në aplikacionin e-albaniatha se një operator virtual me modulin e chat GPT do të jetë në dispozicion të atyre që aplikojnë.

“Kemi riorganizuar dhe strukturat e ministrive të cilave do t’u bashkëngjiten nuklet e inovacionit. Kemi nisur disa projekte të rëndësishme duke vënë në shfrytëzim dhe risitë e inteligjencës artificiale. Besoj se në fillim të vjeshtës do t’u japim qytetarëve rezultatet e para të kësaj risie.Në e-Albania nuk do ketë më nevojë për të pritur përgjigje për mënyrën si aplikohet, problematikat e aplikimit sepse operatori virtual me modulin e chat GPT do jetë aty në kohë reale për të dhënë përgjigje për aplikuesit. Brenda maksimumi 1 viti i gjithë shërbimi i e-Albania të jetë i updatuar me inteligjencën artificiale. Po hapi i parë, vënia në dispozicion të qytetarëve i komunikimit të drejtpërdrejt me operatorin virtual për fazën e aplikimit dhe për pyetjet që janë më të zakonshme dhe përgjigjet më të nevojshme për ata që hyjnë në e-Albania.
Po kështu kemi mbaruar fazën e konsultimit publik për prokurimet dhe do kemi një ndryshim rrënjësor që do të hyjë në një fazë tjetër në bashkëpunim me UNOPS-in”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tabaku: “Shqipëria po zbrazet, ndërsa shteti po fryhet”

0
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin për krizën demografike që, sipas saj, po përjeton Shqipëria, ndërsa paralelisht po rritet...

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...