17.5 C
Tiranë
Sunday, April 12, 2026
spot_img

Rama tregon si do të përballohen katastrofat për fermerët:”Po punojmë për një sistem mikrosigurimi që ti kushtojë në minimum të minimumit fermerit e prodhuesit”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin për vitin 2022 për fermerët duke thënë se po punojnë për një sistem mikrosigurimi që do të kombinohet me teknologjinë. Sipas tij, do i kushtojë në minimum fermerit dhe prodhuesit që të jetë i mbuluar kur vjen katastrofa.

Sa i përket atyre që tallen, Rama nuk hezitoi të ironizonte duke thënë “të përqeshurit dhe të tallurit janë ata që përqeshin dhe tallin.” Kryeministri theksoi se paratë nuk mund të vijnë sikur po hidhen në lumë por duke pasur kapacitetin që t’i thithësh përmes negociatave duke shitur produkte me 10 kamionë, jo me një trastë në rrugë.
Edi Rama: Do të mundohemi që bashkë me Universitetin, të çojmë në një nivel tjetër të gjithë procesin e sigurimit të prodhimeve dhe cilësisë së prodhimeve. Është e domosdoshme që bujqësia të përfshihet në skemën e sigurimeve, ta sigurojnë fermerët, prodhuesit prodhimin e tyre dhe jo të gjenden përballë befasive të motit, krejtësisht të shkatërruar, të dalin në rrugë dhe pastaj t’i kthehen qeverisë, duam lekët.
Por nga ana tjetër nuk mund t’i themi fermerëve, prodhuesve në bujqësi që të sigurohen siç sigurohen ata që sigurojnë makinat sepse bëhet fjalë për një sistem sigurimi që është shumë i shtrenjtë për prodhuesit. Ne po punojmë për një sistem mikrosigurimi që ti kushtojë në minimum të minimumit fermerit e prodhuesit që kur i vjen katastrofa, të jetë i mbuluar. Është një minimum i minimumit që sjell garancinë se asnjë pikë djersë nuk të shkon kot.
Një sistem sigurimi i kombinuar me teknologjinë. Sot bota e kontrollon cilësinë dhe garancinë e produktit me satelit, jo me inspektor. Për të qeshur dhe për tu tallur ne kemi një skuadër kombëtare që mund të dalë kampione bote nëse futet në kampionat, por po të hyjmë tek të gjithë elementët të gjërave të mbara, të përqeshurit dhe të tallurit janë ata që përqeshin dhe tallin.
Pra të punojmë që të identifikohet cilësia e farës dhe përsëri Universiteti do të duhet të futet si hallkë garancie. Bujqësia, sektori i fshatit është në rrugën e duhur por sa më shumë ecën në këtë rrugë, aq më e madhe bëhet sfida dhe ne duhet të japim mbështetje më të madhe në këtë buxhet. Paratë nuk mund të vijnë sikur po hidhen në lumë por duke pasur kapacitetin që t’i thithësh përmes dy gjërave, e para të bashkohesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...

Horoskopi ditor, e Shtune, 11 Prill 2026

0
♈ Dashi Ndihesh më i qetë dhe më i kthjellët. Është moment i mirë për të reflektuar dhe për të rregulluar planet. ♉ Demi Stabiliteti dhe siguria...

Parashikimi i motit, e Shtunë, 11 Prill 2026

0
Më 11 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë...