4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rama u dërgon mesazh kandidatëve të PS: “Mos e humbni fytyrën, jemi ende një skuadër”

Tiranë, 21 Maj 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas informacioneve se disa kandidatë të Partisë Socialiste kanë dorëzuar ankimime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votat preferenciale. Në një mesazh të brendshëm drejtuar kandidatëve të PS, Rama ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ruajtje të unitetit të skuadrës socialiste, pavarësisht rezultatit personal të secilit në zgjedhjet e 11 majit.

Rama shprehet se është informuar “me trishtim” për nisma individuale që kërkojnë rinumërime apo verifikime të materialeve filmike në lidhje me votën preferenciale. Ai thekson se nuk i mohon askujt të drejtën për të vepruar në mënyrë të pavarur, por nënvizon se këto veprime nuk sjellin përfitim, përkundrazi, rrezikojnë të dëmtojnë imazhin dhe besimin tek strukturat e partisë.

“Duke qenë se këtu, në këtë dritare, jemi ende një skuadër – dhe unë dua që kështu të mbetemi – do të këshilloja që të mos i hyhet asaj rruge,” – u shpreh Rama.

Kryeministri i konsideron të pamundura devijimet që mund të ndryshojnë rezultatin e votës preferenciale në përmasa të tilla që të përmbysin fituesit aktualë. Ai thekson gjithashtu se këto lëvizje vënë në dyshim integritetin e komisionerëve dhe numëruesve të Partisë Socialiste.

“Kjo do të thotë të hidhet hije mbi njerëzit tanë, që kanë qëndruar pafundësisht nëpër tryeza numërimi, e që nuk e meritojnë kurrkund një hije të tillë dyshimi për kontributin e tyre të madh,” – vijon ai në mesazh.

Në përmbyllje, Rama bën thirrje për reflektim, duke ironizuar me “ushqimin që do t’u japin qenerisë mediatike” ata që zgjedhin të ndjekin rrugën e ankimimeve, kur në fund, sipas tij, “mali i mbarsur mund të mos pjellë as një mi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...