4.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rama zbulon surprizën: Ogerta Manastirliu kandidatja për Bashkinë e Tiranës

Tiranë – Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, konfirmoi gjatë Asamblesë së PS-së se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Rama theksoi se Manastirliu është personi që i duhet kryeqytetit për të udhëhequr qytetin në këtë moment.

“Kuadri ligjor lë për të dëshiruar kur kryetari nuk paraqitet në detyrë, apo kur është i penguar nga paraburgosja. Tirana nuk mund të rrijë e pa krye, qytetarët nuk mund të presin më,” tha Rama. Ai shtoi se Manastirliu është si lokomotiva që i duhet treni i Tiranës, duke theksuar se PS nuk ka më kohë për të kërkuar një alternativë tjetër dhe mbështet plotësisht kandidaturën e saj.

Sipas Ramës, detyra e PS-së është të mbështesë Manastirliun për të fituar besimin e komunitetit dhe për të nisur një drejtim të ri për kryeqytetin.

Për rrjedhojë, në Kuvend do të hyjë Blerina Gjylameti, mandatin e të cilës e mori për pak vota Olta Xhaçka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...