2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Raporti i Bankës Botërore/ 30% e shqiptarëve do të jetojnë në varfëri deri më 2023, niveli më i lartë në Rajon

Shqipëria po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%. Megjithë rimëkëmbjen e fortë ciklike, pandemia i ka përmbysur arritjet e mëparshme në uljen e varfërisë.

Banka Botërore përllogariti se në 50 vende të Rajonit të Europës Qendrorë dhe Azisë deri në fund të këtij viti, COVID-19 ka zhytur në varfëri edhe 4.3 milionë njerëz të tjerë. Banka analizon se megjithëse rritja ekonominë post Covid-19 është e fortë, ajo nuk po rezulton gjithëpërfshirëse. Shumë persona vazhdojnë të dobësohen nga humbjet e vendeve të punës dhe reduktimi i orëve të punës, heqja e ndihmës ekonomike nga qeveria dhe inflacioni i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019. Covid-19 ka kushtuar miliona jetë në nivel global, ka përmbysur arritjet në uljen e varfërisë dhe ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike në vijim. Plagët e grumbulluara në kapitalin njerëzor do të shërohen ngadalë, ndërsa ritmi i akumulimit të kapitalit fizik ka të ngjarë të mbetet i ulët.

Edhe para pandemisë, të gjithë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike, të tilla si investimet, rritja e produktivitetit, përmirësimet në arsim dhe shëndet, rritja e popullsisë në moshë pune, ishin parashikuar të ngadalësoheshin.

Pandemia do t’i përkeqësojë më tej këto aspekte analizon Banka Botërore dhe efektet negative do të ndihen akoma tek më të varfrit, gratë, fëmijët, si dhe të rinjtë, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

Në vitet në vijim, konsumi privat parashikohet të kthehet si mjeti kryesor i rritjes së PBB -së. Investimet private mund të vijojnë rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit, tha Banka.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

/ Monitor

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...