10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Raporti i OKB për varfërinë: ” Qeveria mjaft më me kokën drejt oligarkëve! Merr masa urgjente”

Partia Demokratike ka reaguar pas një raporti të OKB ku thuhet se “ata që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej”.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria miratimin e një pakete mbështetëse për familjet në nevojë, ato me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti, theksoi pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet.

Deklarata e PD

Sipas një raporti të OKB-së, ata shqiptarë, që aktualisht jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë, do të varfërohen më tej.

Vendi ynë, sipas të njëjtit Raport, bën pjesë në një grup me Kirgistanin, Moldavinë, Mongolinë dhe Taxhikistanin, të cilat do të varfërohen përgjatë këtij segmenti të ardhurash ditore.

Partia Demokratike i pret me shqetësim përfundimet e Raportit dhe kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara.

Qeveria duhet të ulë antenat e propagandës, të pranojë faktet dhe, mjaft më me kokën drejt oligarkëve, por të kthehet nga populli.

Në linjë me sugjerimet e OKB Partia Demokratike vihet në mbrojtje të jetës dhe dinjitetit të shqiptarëve.

Kërkojmë në mënyrë urgjente:

  • Një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore.
  • Subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës.
  • Shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 leke/litër mbi karburantin.

Pa një reagim dhe një paketë masash, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe Shqipëria do të vazhdojë të shpopullohet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...