Komiteti i Ekspertëve nuk ka marrë asnjë masë shtesë në lidhje me situatën Covid në vendin tonë, pavarësisht shtimit të rasteve të reja, që ditët e fundit po i afrohen numrit 1 mijë për një ditë.
Mira Rakacolli u shpreh se i vetmi rekomandim i Komitetit të Ekspertëve është ai për shtimin e vaksinimeve në radhët e qytetarëve. Po ashtu u rekomandua mbajtja e maskave në ambientet e mbyllura.
Rakacolli dhe ekspertët e tjerë u shprehën se Covid ka treguar që nuk është një virus sezonal, dhe gjen përhapje të gjerë edhe në temperatura të larta.
Eugena Tomini: Mbështetur në të gjitha dhënat po paraqitet një trend në rritje, në rastet pozitive, duke rritur edhe rastet që kërkojnë shtrim spitalor.
Ka rritje edhe në krahasim me 4-5 muaj më parë, në 90% të bashkive kemi raste negative, popullata duhet të ndërgjegjësohet për vaksinimin me dozën e tretë dhe të katërt.
Covid ka treguar që nuk ka një sezonalitet, është i pranishëm gjatë gjithë muajve të vitit.
Najada Çomo: Në kohën që flasim ka 5-6 shtrime në ditë, këta persona që shtrohen janë persona që kanë lënë në mes procesin e vaksinimit, ose kanë bërë një vaksinim të hershëm. Grupmoshat që janë më të prekura janë 60-70, kemi pasur edhe një 20 vjeçare të shtruar, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Silva Bino: Dua të them që vaksinimi është një mjet i rëndësishëm për të parandaluar vdekjet dhe shtrimet në spital, është i rëndësishëm në këtë periudhë që jemi.
Përqindja e vaksinimit me dozë të parë ka pësuar rënie, vaksinimi me dozë të tretë ka shënuar një rritje të lehtë., Por përqindja ditore dhe javore e vaksinimi mbetet e ulët në krahasim me muajt e parë
Mbi 12 vjec, është 51.3% me një dozë, ndërsa vaksinimi me dy doza është 48.7%. Me dozën e tretë 13.1% dhe me dozën e katërt 0.2 %
Përqindja e vaksinimit në popullatën adulte është 60.8% me një dozë, 57% me dy doza. Për popullatën adulte kemi një mbulesë vaksinale 57%. Edhe këtu vaksinimi mbetet 12.4%
Për të gjithë popullatën është 40.9% ndërsa me dy doza është 46%. Ndërsa vaksinimi me dozën e tretë 10%. Nëse do të shkojmë në popullatën sipas grupmoshave, ata që kanë më shumë janë ata mbi 70 vjec.
Mbi 60 vjec kjo mbulesë vaksinale është 68% dhe me tre doza mbetet 35%. Nën 50 vjeç, mbulesa vaksinale shkon në 52% me dy doza, ndërsa me një dozë 12%. Grupmoshat nën 30 vjec mbulesa vaksinale është nën 30%
Varianiti aktual është BA5, që është rritur në 45% në rang botëror. Nuk ka të dhëna në lidhje me format që shkakton. Ka të dhëna të pakta edhe për transmerueshmërinë në krahasim me Ba2 .
Është emergjencë që të kryejnë dozën e tretë të vaksinimit. Edhe ata që nuk kanë bërë dozën e parë.