0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Reagime diplomatike pas nismës së Qeverisë së Kosovës për rihapjen e Urës së Ibrit

Nisma e qeverisë së Kosovës për të rihapur urën e Ibrit ka shkaktuar reagime diplomatike ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ka ndikuar në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas disa raporteve në mediat kosovare, ka pasur pretendime se drejtuesit e shtetit kosovar, përfshirë Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti, nuk janë duke komunikuar me homologët e tyre shqiptarë, Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, Zyra e Shtypit e Presidentit Begaj ka theksuar se “kreu i shtetit ka mbajtur që prej ditës së parë të marrjes së detyrës, kontakte të ngushta, të vazhdueshme dhe konstruktive me drejtuesit e Republikës së Kosovës, në çdo situatë, në çdo kohë dhe në mënyrë të veçantë, me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti”.

“Republika e Kosovës, shqiptarët në troje dhe më gjerë si edhe drejtuesit politikë të tyre, janë dhe kanë qenë prioritet i Presidentit që prej ditës së parë në këtë detyrë,” shtoi Zyra e Shtypit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj zhvilloi së fundmi një vizitë në Kosovë ku u prit nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe drejtues të tjerë politikë të Republikës së Kosovës, duke theksuar angazhimin për ruajtjen e marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT