8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Reagimi i Opozitës pas propozimit të Ilir Prodës si Drejtor i Policisë

Pas propozimit të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për emërimin e Ilir Prodës në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, opozita ka reaguar ashpër. Nga studioja e lajmeve, deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, shprehu dyshime të forta mbi këtë emërim, duke e cilësuar Prodën si një “lidhje mafioze”.

Paloka theksoi se nuk e njeh personalisht Prodën, por shprehu shqetësimin se emërimi i tij është pjesë e një strategjie më të gjerë të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 2025. Ai theksoi se në Elbasan, një qark ku sipas tij mafia vepron lirshëm, ky emërim mund të ndikojë në rritjen e ndikimit të krimit të organizuar në strukturat e policisë.

“Çdo lëvizje që bën Rama tani është në funksion të zgjedhjeve të 2025. Elbasani është një qark ku mafia bën çfarë i do qejfi. Ky e paska kaluar drejtimin në këtë aspekt dhe kaq i duhet të drejtohet,” përfundoi Paloka, duke bërë thirrje për një reflektim serioz mbi emërimet në institucione kyçe të rendit dhe sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...