14.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Reagon Tabaku pas humbjes së thellë të PD-së: Duhet të pranojmë gabimet dhe jo të mohojmë faktet

Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet lokale, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku shkruan se sot është me kokën ulur para demokratëve, pasi sipas saj nuk u arrit të jepej një alternativë përbashkuese për PD-në.

Edhe pse në një humbje të thellë, PD arriti të fitojë në disa bashki dhe pikërisht për këtë arsye, Tabaku bën thirrje se partia duhet të pranojë gabimet duke e përdorur krenarinë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet.

“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.
Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.
Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!
Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!
Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.
Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!”, shkruan Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ibrahimaj: Rritja e çmimeve e përqendruar te frutat dhe perimet, po hartohet plan mbështetës...

0
Konsumatorët shqiptarë janë përballur javët e fundit me një rritje të ndjeshme të çmimeve, veçanërisht në kategorinë e frutave dhe perimeve, ndërsa qeveria thotë...

Stefano Gabbana jep dorëheqjen nga presidenca e Dolce & Gabbana – ndryshime në drejtimin...

0
Një ndryshim i rëndësishëm është shënuar në krye të shtëpisë së njohur të modës Dolce & Gabbana, ku stilisti Stefano Gabbana ka dhënë dorëheqjen...

Qeveria miraton projektin ‘Porta e Alpeve’ – investim 100 milionë euro për Shkodrën

0
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar një projekt i ri infrastrukturor për qarkun e Shkodrës, i quajtur “Porta e Alpeve”. Lajmi u...

Rriten tensionet në Liban – shkëmbime sulmesh mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite

0
Situata në kufirin mes Libanit dhe Izraelit është përshkallëzuar sërish, pas raportimeve për sulme me dronë dhe raketa të kryera nga Hezbollahu në orët...

Bisedimet Iran–SHBA në Islamabad nën masa të rrepta sigurie

0
Vëmendja ndërkombëtare është përqendruar në Islamabad, ku pritet të zhvillohen bisedime mes zyrtarëve të Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, me ndërmjetësimin e Pakistanit. Kryeqyteti pakistanez...