9.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Recetë detoksifikuese me uthull molle dhe limon për energji dhe pastrim

Nëse ndiheni të rënduar dhe të plogësht, është koha të provoni këtë recetë fantastike që ju ndihmon të largoni të gjithë toksinat nga organizmi. Pija e detoksifikimit përmban uthull molle dhe limon, duke sjellë shumë përfitime për shëndetin tuaj.

Receta:

450 ml ujë të ngrohtë ose të nxehtë
2 lugë gjelle uthull molle
2 luge gjelle lëng limoni
½ lugë çaji xhenxhefil të bluar
¼ lugë çaji kanellë
1 spec i kuq djegës, i bluar
1 lugë çaji mjaltë të papërpunuar
Hapi i parë është ngrohja e ujit, pastaj shtoni përbërësit duke filluar me uthull molle. Përzieni xhenxhefilin, kanellën, specin djegës, lëngun e limonit dhe mjaltin. Përziejini mirë dhe pija juaj është gati për t’u shijuar.

Për një detoksifikim më intensiv, rekomandohet ta pini këtë pije tri herë në ditë, rreth 20 minuta para ngrënies, për dy javë. Mund ta konsumoni gjithashtu një herë në ditë para mëngjesit ose drekës për një pastrim të lehtë.

Kjo recetë e thjeshtë dhe e shijshme do të ndihmojë në rregullimin e metabolismos, pastrimin e mëlçisë dhe sistemit limfatik, ndërkohë që sjellë energji dhe shkëlqim për lëkurën tuaj. Për një shtysë ekstra të shëndetit, provoni këtë pije për një periudhë të caktuar dhe vlerësojeni ndryshimet në trupin tuaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT