13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Reflektimet e Hygerta Sakos: “Vetes time 20 vjeç do ti thoja mos ti merrte gjërat personale”

Edhe pse pamja e saj nuk e tregon moshën e saj të vërtetë, mësimet që Hygerta Sako ka mbledhur gjatë viteve janë të pamohueshme. Moderatorja e njohur e sportit, e cila festoi 47-vjetorin e saj vetëm pak javë më parë, ndau në një program televiziv disa reflektime të çmuara për periudhën e të 20-ave dhe këshillat që do t’i jepte vetes në atë kohë.

Do t’i thoja vetes që çdo pengesë, sulm apo problem që mund të kesh nga persona të tjerë, qoftë në jetën profesionale, shoqërore apo intime, mos t’i marrësh personale,” tha Hygerta. Ajo shpjegoi se ka kuptuar me kalimin e kohës dhe përmes eksperiencës që asgjë në jetë nuk duhet marrë për personale. Sipas saj, kur njeriu fillon të analizojë shumë dhe të pyesë veten nëse një fjalë apo veprim ishte me qëllim, fillon të ndjejë stres dhe të rrudhet nga shqetësimet.

Ndoshta shumë gjëra nuk do t’i kisha përjetuar aq rëndë sa i kam përjetuar. Tani që e kam kuptuar këtë mësim, i përjetoj shumë më thjesht dhe nuk e marr asgjë personale. Fokusohem vetëm në përmirësimin e vetes dhe për të jetuar më mirë, për ta shijuar më shumë jetën. Kur nuk merr gjithçka personale, cilësia e jetës përmirësohet ndjeshëm,” përfundoi ajo.

Hygerta Sako na kujton rëndësinë e ruajtjes së një perspektive të qetë dhe të fokusuar, duke lënë pas dramat e vogla dhe duke u përqendruar tek përmirësimi i vazhdueshëm dhe shijimi i jetës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...