19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Reforma kundër korrupsionit në Ukrainë, zyrtarët ukrainas japin dorëheqjen nga postet  e tyre

Pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të nisur një fushatë kundër korrupsionit në qeverinë e tij, disa zyrtarë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen nga postet  e tyre.

Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen një këshilltar i lartë, katër zëvendëskryeministra dhe pesë guvernatorë rajonalë.

Kjo fushatë ka nisur, pasi autoritetet kanë marrë denoncime për ryshfet dhe se disa zyrtarë janë duke bërë jetë luksoze në mes të luftës.

Ndihmësi i lartë Mykhailo Podolyak tha se Zelensky po i përgjigjej një “kërkese publike” që drejtësia duhet të zbatohet për të gjithë. Presidenti ka ndaluar tashmë zyrtarët shtetërorë që të largohen nga vendi, përveç nëse janë në punë të autorizuar.

 

 

I pari që dha dorëheqjen, ishte Kyrylo Tymoshenko, zëvendës shefi i zyrës së presidentit, i cili mbikëqyrte politikën rajonale dhe kishte punuar më parë në fushatën zgjedhore të Zelensky.

Tashmë ai është akuzuar nga disa gazetarë investigativë se ka përdorur makina sportive ë shtrenjta gjatë luftës, edhe pse ai i ka mohuar. Pas tij dhe dorëheqjen dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov.

Ukraina është shpallur ndër vite si një nga vendet me korrupsionin më të lartë, më saktësisht zë vendin e 122 nga 180.

Qeveria ka ndërmarrë shpesh reforma kundër korrupsionit, sidomos gjatë periudhës së luftës, ku rreziku është më i lartë, pasi Kivei është duke marrë ndihmë financiare me miliarda dollarësh nga aleatët perëndimorë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...