8.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Refuzuan kërkesën e opozitës për debat me Ramën, Gogu: Ne i hapëm rrugë

Zëvëndës kryetari i GP të PS-së, Toni Gogu ka deklaruar për mediat se kërkesat e opozitës për interpelancë dhe mocion me debat me kryeministrin Edi Rama janë rrëzuar duke qenë se nuk shihen si çështje urgjente.

Toni Gogu:

I theksoj fjalët urgjente që i bashkonin pakicën e pakicës që kërkonin që ne të mblidheshim në seancën pasardhëse. Ne i dhamë pëlqimin kryetares. Çështjet që janë të ngjashme mund të bashkohen dhe të trajtohen bashkë.

Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje duhet të hynin në seancën ardhshme. Do të vendosë Kuvendi të enjten nëse ato çështje do të përfshihen në rendin e ditës apo jo. Ne besojmë fort se aty nuk ka përmbajtje. Tani është momenti i drejtësisë për atë çështje, kur ne hapëm rrugën e komisionit hetimor, i cili sot është në duart të drejtësisë.

Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë ose brenda grupeve, por për Kuvendin e Shqipërisë mendoj se urgjenca janë pensionet, studentët, shërbimi mjekësor. Për këto arsye ne vendosëm që në seancën e ardhshme të caktohet. Nuk kemi asnjë lloj frike për të bërë debat. Besoj si parlamentar, janë çështje që po i heton drejtësia.

Kuvendi e ushtroi veprimtarinë e vet me një komision gjerë e gjatë. Nuk mund të prisheshin rregullat që kemi kërkuar bashkë të krijohet një urgjencë që nuk ekziston. Përmbajtja që ajo kërkesë ka nuk ka brenda asnjë urgjencë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...