Në Kosovë janë regjistruar gjashtë vdekje dhe 3,917 raste të reja me koronavirus.
Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950.
Gjatë këtyre 24 orëve, autoritetet shëndetësore kanë dhënë edhe 4,623 doza të vaksinës kundër koronavirusit.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803,638 persona.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
27 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.764.421 doza të vaksinës.
Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 15.268 testime, 3.917 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: