11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

RENEA dhe SPAK goditje të fortë në veri: Arrestohen kushëriri i Ervis Martinajt dhe vëllai i Besian Xhixhës

Forcat speciale RENEA, të mbështetura nga njësitë Operacionale, zhvilluan sot një aksion të befasishëm në zonat e Dobraçit dhe Fushë-Kuqes, në kuadër të një operacioni të drejtuar nga prokurorët e SPAK-ut.

Si rezultat i kontrollit të gjerë, në pranga ranë Elvin Mërlika, kushëri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, dhe Fred Xhixha, vëllai i Besian Xhixhës.
Burime nga hetimi bëjnë të ditur se Elvin Mërlika akuzohet për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të Indrit Dokles, si dhe për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Gjatë operacionit, RENEA kreu kontrolle të njëpasnjëshme edhe në qytetin e Shkodrës, ku hynë në banesën e Eljo Hatos dhe në disa shtëpi të tjera në lagjen “Dobraç”, në kërkim të provave shtesë dhe personave të tjerë të dyshuar.

Operacioni konsiderohet një prej goditjeve më të rëndësishme të javëve të fundit ndaj grupeve kriminale që operojnë në veri të vendit, ndërsa hetimet e SPAK pritet të vijojnë me arrestime të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...