Nammos, një nga pikat e rrjetit të restoranteve luksoze është mbyllur në Mykonos. Mediat greke kanë publikuar fotot ku shihet momentin i mbylljes së restorantit dhe vendosja e shiritav nga autoritetet. IEidiseis.gr shkruan se gjithçka është zhvilluar me urdhër të prokurorisë pas një kërkese nga Ministria e Mjedisit pranë Bashkisë së Mykonos. Kjo pasi biznesi në fjalë raportohet të ketë zaptuar 500 m2 tokë publike, që tashmë me shembjen e tij, do të lirohet sërish.
“Gjithçka sipas ligjit, ligji do të ndiqet në Mykonos, është i panegociueshëm!”- tha prokurori i Apelit Odysseus Tsorbatzoglou.
Inspektorët në konstatimin e tyre kishin shkruar se objekti me sipërfaqe prej 520 metra katrorë është ngritur brenda zonës së mbrojtjes së plazhit Psarrou dhe në një distancë më pak se 100 metra nga vija e detit.
“Ndërtimi në vazhdim e sipër i një pallati dykatësh brenda zonës së mbrojtjes së plazhit Psarrou dhe në një distancë më pak se 100 metra nga vija e detit. Objekti ka një sipërfaqe prej 520 metra katrorë. Ka dhe një tualet 39.55 m2 brenda zonës së mbrojtur në një distancë më të vogël se 100 metra nga vija bregdetare. Vendosja e kontejnerëve 23.5 m2 (pa leje, që kërkohet pavarësisht nëse janë strukturë e përhershme) brenda zonës mbrojtëse të plazhit dhe në një distancë më të vogël se 100 metra nga plazhi. Vendosja e katër cisternave cilindrike 2.2 metra të larta dhe 0.5 – 1.7 metra rreze brenda zonës së mbrojtjes së plazhit dhe në një distancë më të vogël se 100 metra nga plazhi,”- shkruhet në dokument.