34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vdes shqiptari në Itali, u përplas nga një furgon teksa po shkonte në punë

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrugët e Marca, Itali. Një shqiptar 40-vjeçar me inicialet S. G., i cili po udhëtonte me një motor, është aksidentuar nga një furgon. Përplasja ka qenë mjaft e fortë, shkruajnë mediat italiane, aq sa shqiptari ka ‘fluturuar’, gati 50 metra. Ai ka humbur edhe kaskën gjatë këtij aksidenti të rëndë.

Saimir Gjinika, 40-vjeç me origjinë shqiptare, por banues në San Biagio, është përplasur me dhunë në anën e djathtë të një mjeti tip Fiat Punto, i cili vinte nga drejtimi i kundërt i lëvizjes dhe u kthye majtas pa e kuptuar se mjeti po afrohej. Ai u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e spitalit Ca’ Foncello në Treviso, por ndërroi jetë në spital. 40 vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë: kolegët e tij, kur ai nuk u shkoi në punë, e kuptuan shpejt se çfarë kishte ndodhur.

Tashmë, Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për vrasje në rrugë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...