Rey Manaj, sulmuesi shqiptar që ka pasur një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar në Superligën turke, është afër kalimit te Trabzonspor. Manaj, i cili shënoi 22 gola gjatë sezonit të kaluar, është kërkuar me ngulm nga trajneri i Trabzonspor, Senol Gunes.
Mediat turke raportojnë se bisedimet mes Sivaspor dhe Trabzonspor kanë filluar, por ende nuk është arritur një marrëveshje për shkak të kërkesës financiare të Sivaspor, që kërkon 10 milionë euro për kartonin e Manaj. Trabzonspor e konsideron këtë shumë të lartë, veçanërisht pasi kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit.
Megjithatë, mund të arrihet një marrëveshje së shpejti, pasi Manaj është i gatshëm të ndryshojë skuadër. Edhe në këtë sezon, ai ka vazhduar të tregojë formë të mirë, duke shënuar katër gola në 12 ndeshje të luajtura në kampionat.






