1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Rezart Veleshnja shpërthen në akuza të rënda kundër Altin Bashës/ “E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi yt…

Pas 17 vitesh në spektaklin “Portokalli” Altin Basha vendosi të linte këtë rrugëtim dhe të niste një program të ri humori në “Abc News” të ngjashëm si ai në “Top Channel”.

Programi i ri i humori nën regjinë e tij është quajtur “Kosherja”. Mirëpo duket se emisioni i ri ka krijuar pakënaqësi tek aktorët e “Portokalli”, që për vite me radhë kanë punuar me Altin Bashën.

Rezart Veleshnja ka akuzuar publikisht Bashën për kopjim dhe vjedhje idesh nga aktorë të “Portokallisë”. Ai shprehet se regjisori ka vjedhur një skeç të krijuar nga Florjan Binaj 3 vite më parë. Në një postim në Instagram, aktori i drejtohet Altin Bashës duke thënë se “emisioni Kosherja ishte një hiç dhe duke vjedhur nxori në pah aftësitë e tij”.

“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri” shkruan Rezarti

opennews.al

Aktori gjithashtu ka publikuar dhe një video nga “Kosherja”, ku shihen të shkruar emrat e aktorëve. Veleshnja shton se Altin Basha nuk i ka lejuar kurrë në Portokalli që gjatë transmetimit të spektaklit të humorit të shkruhen emrat e aktorëve, ndërsa në emisionin e ri e ka pranuar.

“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin! #ideskamporhajdutjam”, shkruan Veleshnja.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT