14.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Rezoluta e OKB për Srebrenicën, Vuçiç: Duan të na njollosin, por nuk do t’ia dalin kurrë

Vuçiç pohoi se votimi në OKB për Srebrenicën ishte një sukses, duke vlerësuar që votimi nuk u miratua unanimisht si në rastet e mëparshme të gjenocidit. Ai argumentoi se ky fenomen ndodhi për herë të parë për shkak të përpjekjeve për politizim të temës. Në vijim, ai theksoi se rezoluta synonte fajësimin e Serbisë, por theksoi se nuk do të lejojnë këtë. Bërnabiç, kryetarja e parlamentit, shprehu entuziazëm për rezultatin, duke e quajtur atë një fitore të madhe për Serbinë dhe diplomatët e saj. Rezoluta u miratua me 84 vota pro, ku Shqipëria ishte pjesë e votuesve pro, 19 kundër dhe 68 abstenime. Data 11 korrik do të mbetet një ditë kujtese për mbi 8 mijë viktima të masakrës së Srebrenicës.

Nuk ka ndodhur asnjëherë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që votimi për çështjen e gjenocidit të mos kalohet unanimisht. Nuk ka ndodhur kurrë. Kjo po ndodh për herë të parë sepse disa njerëz donin të përdornin fuqinë e tyre të madhe politike për të politizuar këtë temë të rëndësishme”Ata donin të na vinin një shenjë në ballë por dështuan dhe nuk do ia dalin kurrë. Jam krenar që pata rastin të mbroj vendin, duke mos sharë askënd, duke iu përkulur viktimave, duke i pranuar të gjitha gabimet tona, të gjitha krimet e kryera nga disa bashkatdhetarë tanë, duke qëndruar këtu përballë jush me krenari”, tha Vucic

Entuziaste për rezultatin u shpreh edhe kryetarja e parlamentit, Ana Bërnabiç.

“Më shumë se dy të tretat e botës nuk votuan për rezolutën. Ky është një rezultat i madh i punës së presidentit dhe diplomacisë sonë. Serbia ka treguar se si lufton për interesat e saj, por edhe se si lufton për botën dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, u shpreh ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...