11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Rezulta për gjenocidin serb në Srebrenicë/ Tritan Shehu: “U votua në kundërshtim me rregulloren, votimi duhet të përsëritet”

Deputeti i Partisë Demokrate Tritan Shehu ka kërkuar rivotim të rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë, pasi sipas tij votimi i seancës së kaluar ishte në kundërshtim me rregulloren.

Ai ka ngritur dyshim edhe mbi mënyrën e votimit, duke kërkuar që votimi të kryhej elektronikisht.

“Rezoluta për Srebrenicën u votua në kundërshtim me rregulloren, votimi duhet të përsëritet. Se hidhen në votim amendamentet pastaj teksti final. ne votuam në mënyrë absurde. Është në kundërshtim me rregulloren.

Votimi në tërësi bazohet tek amendamentet.

Duhet korrigjuar edhe mënyra e votimit që është në kundërshtim me rregullat ku duhet të merret vesh si ka votuar çdo deputet. ne vijojmë diskutimit pasi është votuar. për çfarë vijojnë? Ato duhet të jenë në shërbim të votimit.

Para votimit bëhet verifikimi i prezencës, kjo nuk ndodhi. Ndaj duhet votim elektronik.

Kërkesa për mocion dhe rezoluta nuk kalon në Komisionin e jashtëm. Është në kundërshtim me rregulloren.

Komisioni i jashtëm nuk e kuptoj pse futet se nuk ka asnjë tagër në këtë çështjes. Merrni iniciativën ti bashkojmë ose ti kalojmë një nga një në Kuvend.

Kemi javë të tëra që kemi sjellë rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë. Është mbledhur konferenca e kryetarëve pa thirrur asnjë nga autorët, e asnjërës nga variantet, gjë që ka shkelur rregulloren.

Ju kërkoj të rivendosni rregulloren.

Nuk është Parlamenti pronë e dikujt që bën si të dojë që urdhëron nga vendi votohet kështu apo ashtu. jemi deputetë e jemi të gjithë njëlloj. Kryetare jeni vetëm ju”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...