14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Rihapja e dosjes së ’21 Janarit’/ Rama: ‘U kthye në jetë shpresa e varrosur’

Keyeministri Edi Rama ka reaguar pë vendimj e Gjykatës së Lartë për rikthimin e dosjes së ’21 janarit’ ku humbën jetën 4 protestues. Rama ka shprehur se ka besim tek drejtësia e cila vonoi por më në fund familjet e viktimave do të marrin drejtësi.

Vendimi i Gjykatës së Lartë sot për kthimin në jetë të dosjes së përgjakur të 21 janarit, ka kthyer në jetë shpresën e varrosur në mendjen e shumë shqiptarëve, se ajo dosje e një krimi të egër shtetëror do të dilte më nga varri i drejtësisë së kalbur shqiptare! Ky vendim i ka rihapur rrugën e mbyllur kaq shumë vite, syrit së drejtësisë mbi vendin dhe autorët e atij krimi, duke e kthyer vendimin e qartë të Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në një mundësi konkrete për drejtësinë e re, që të bëjë histori me vendosjen e një drejtësie të drejtë. Sot jam më krenar se asnjëherë deri më tash për kontributin unik që Partia Socialiste dha në shembjen e Pallatit të Vjetër të Drejtësisë përmes Reformës në Drejtësi; për durimin në ballafaqimin e vështirë me mllefin legjitim të shumë të zhgënjyerve nga zvarritja e pafundme deri në varrosje e kësaj çështjeje; për moslëkundjen e bindjes se drejtësinë për 21 janarin mund, duhet e do ta bëjë vetëm drejtësia dhe askush tjetër, sado që ajo të vonojë. Me frymëmarrjen e lehtësuar nga vendimi i sotëm dhe vetëdijen se rruga drejt shpagimit përfundimtar nga drejtësia e gjakut të pafajshëm të katër dëshmorëve të 21 janarit është ende e përpjetë, dua t’u them të gjithë atyre që në këto vite të gjata nuk i kanë kursyer fjalët e hidhura në drejtimin tim e të PS: Keni të gjithë mirëkuptimin tim, po kurrë mos e humbni besimin tek forca jonë e përbashkët dhe Shqipëria që po bëjmë me përpjekjen tonë të përbashkët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit më të ndjeshme emocionalisht

0
Në astrologji, disa shenja të zodiakut njihen për ndjeshmërinë e tyre të lartë emocionale dhe mënyrën intensive se si përjetojnë situatat e jetës. Ja...

Ministri i Jashtëm i Iranit: “Nuk kemi kërkuar armëpushim apo negociata me SHBA”

0
Ministri i Jashtëm i Irani, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani nuk ka kërkuar asnjëherë armëpushim apo negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,...

Nadire Meçorapaj fiton drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Vlorë

0
Procesi i zgjedhjeve për kryetarin e degës së Partia Demokratike e Shqipërisë në Vlorë është mbyllur me fitoren e Nadire Meçorapaj. Sipas rezultateve përfundimtare, Nadire...

SHBA: 14-vjeçari akuzohet për vrasjen e nënës së tij në shtëpi

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Cheyenne në shtetin Wyoming, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 14-vjeçar është arrestuar dhe akuzohet...

Nëna e Nikol: “Të vërtetën e dimë vetëm unë dhe ajo”

0
Gjatë prime-it të së martës, banorja e Big Brother VIP 5, Nikol, rrëfeu se ka 8 vite pa folur me nënën e saj. Sot,...