14.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

‘Na ke thyer shumë zemrën’, mjekja shpreh ngushëllimet për 19-vjeçarin që humbi jetën nga konflikti në Fier

“Nuk kam fjalë të ngushëlloj mamin tënd,” mjekja Briseida Xhelaj shpreh dhimbjen e thellë për Grei Bihucin, viktimën e rëndë të një aksidenti të tmerrshëm në Fier. Në një postim të gjatë në “Facebook”, ajo përshkruan Grein si një djalë të dashur, punëtor dhe shembullor, duke falënderuar edhe të rinjtë që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Xhelaj bën apel për ndërgjegjësim të rinisë dhe mbajtjen e armëve, duke shprehur ngushëllimet e saj për familjen e Greit dhe duke kërkuar reflektim nga shoqëria për pasoja të tilla tragjike. Briseida Xhelaj mbyll fjalët e saj duke u lutur për shpirtin e Greit: “Zoti të donte pranë vetes dhe të mori në moshën më të bukur.”

𝗣𝗼𝘀𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗺𝗷𝗲𝗸𝗲𝘀 𝗕𝗿𝗶𝘀𝗲𝗶𝗱𝗮 𝗫𝗵𝗲𝗹𝗮𝗷:

Sa lajm i hidhur sot kur lexoj per ty o Grei Bihuci! Nuk doja t’u besoja syve dhe akoma jam e shokuar! Të takova tek “Bleta”, ku ti punoje kamarier. Po sa i sjellshëm, sa i mbarë, sa krenare për ty që ishe kaq i ri dhe kaq punëtor. Ditën e dytë erdhe, më more mënjanë: “Doktoreshë, mami im të ndjekë, mund të bëjmë një foto t’ia tregoj se më tha sillu mirë me doktoreshën?” Unë të përqafova dhe bëmë këtë foton këtu. Nuk ka fjalë të ngushëlloj dot mamin tënd që ti ike në këtë moshë kaq te re! Por ti ishe një engjëll, i dashur, punëtor, i bukur, zemërmirë, me buzeqeshje vezulluese. Po pse o Grei Bihuci helmove mamin sot kaq shumë? Edhe të gjithë që të njohin janë të shokuar edhe të pikëlluar. Shpirti në parajsë! E lexova lajmin dhe janë motive të dobëta, shpresoj që të reflektoni o njerëz se nuk është mirë sherri asnjëherë. Jeni rritur me 100 halle.

Jetën në dorë ta ka vetëm Zoti! Ai e jep dhe ai e merr kur jemi pleq shumë të moshuar. Edhe një shokë që ishte futur për të ndarë ka dalë jashtë rrezikut për jetën, por faleminderit që u mundove! Çdo njeri që e njihte Grein, të ishte aty sigurisht që do ndërhynte. Mos mbani thika edhe armë që mund të marrin jetë! Se në momentin që e merr një jetë, edhe jeta jote do mbarojë në burg. Por jo vetëm, edhe jetët e familjarëve nuk janë më njësoj. Ngushëllimet e mia familjes së Greit! Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë tragjedi që na ka tronditur shumë! Grei, kështu si në këtë foto do të mbaj mend, të ëmbël, të bukur, të sjellshëm dhe që Zoti të donte pranë vetes dhe te mori në moshën më të bukur! Na ke thyer shumë zemrën!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...