25.5 C
Tiranë
Sunday, September 22, 2024
spot_img

Rikthimi çështjes Tahiri në Apelin e GJKKO-së/ Avokati: “Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës”

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të vijojë përballjen me drejtësinë në Apelin e GJKKO. Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ai u shpreh se “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prap në Apel”

Ndërkohë avokati Haxhia renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

Në fjalën e tij në përfundim të seancës, Haxhia theksoi se mbrojtja kërkoi shqyrtmin e çështjes në themel në Gjykatën e Lartë, por që një kerkesë e tillë nuk u mor parasysh.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi i Gjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqëndrua në shkeljet proceduriale.

Ne ndajmë mendime të ndryshme, por kur flet gjykata dhe aq më tepër Gjykata e Lartë nuk ka njeri të drejtë të bëjë komente.

Gjykata e Lartë vendosi prishjen e vendimit të GJKKO-së dhe paraqiti shkeljet proceduriale që cënonin ligjin dhe konform praktikës së Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Bashkimin Europian e ktheu çështjen në të njëjtën gjykatë por me trup tjetër gjykuese.

Gjykata e Lartë evidentoi shkeljet, në gjykimin që kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit në procesin penal, kanë dhënë vendim me fakte të lidhura ku nuk u shkëputën dot nga interpretimi i fakteve. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por ajo nuk iu miratua.

Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi, Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje.

Çdonjeri që ka problem me drejtësinë do të shkëputet sa më shpejt. Jam apo s’jam i kënaqur e di unë. Unë e shoh më nga brenda drejtësinë.

Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi.”, tha Haxhia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT